Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ka rritur provokimet e Serbisë kundër Kosovës.
Së fundi simbole nacionaliste serbe janë shfaqur në tabelat sinjalistike rrugore në veri të Kosovës, përkatësisht në tabelën që tregon fshatrat me banorë shqiptarë në veri të Kosovës.
Ditëve te fundit janë shfaqur disa raste të inskenimit të incidenteve nga ana e Serbisë ndaj varrezave serbe, kishave ortodokse etj.
Së fundi Policia e Kosovës ka arrestuar 3 serb nga Serbia pasi të njëjtit kishin blerë emblema të UÇK-së dhe uniforma ushtarake.
Serbët së fundmi kanë përgatitur një plan për t’i realizuar disa video kinse disa ushtarë të veshur me uniforma të UÇK-së, janë gati për të marrë veriun e Kosovës.
Po ashtu, Serbia përmes kësaj taktike po planifikon që të jap pretekst para institucioneve ndërkombëtare për të ndërhyrë ushtarakisht, kinse për të mbrojtur shtetasit serbë të Kosovës.
Ndërsa njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë pasi ishte kapur duke blerë uniforma dhe emblema të UÇK-së në Prishtinë, kishte kontakt me Agjencinë Serbe të Inteligjencës (BIA).








