Në takimin e djeshëm në kryeministri, mes Edi Ramës dhe Albin Kurti, ishte pjesëmarrës edhe aktori francez, me pasaportë ruse Gerard Depardieu, i cili ndodhet në vendin për shkak të xhirimeve të një filmi ku merr pjesë edhe vetë.

Por teksa Rama dhe media pranë tij po i bëjnë jehonë prezencës së aktorit në Tiranë dhe kryeministri, shkrimtari dhe publicisti nga Kosova, Milazim Krasniqi, na tregon një tjetër anë të Depardieu.

Përmes një postimi në Facebook, profesor Krasniqi rrëfen se çfarë mendimi ka aktori për Serbinë dhe presidenti i saj Aleksander Vuçiç për të, shkruan Syri.net.

Postimi i Milazim Krasniqit:

“Depardje për Serbinë: “Fjala është për një vend të madh, të vogël por të madh kur është fjala për historinë dhe kulturën.”
Vuçiq për Depardjenë: “Me rëndësi është që Depardje në çdo vend në botë do të flasë mirë dhe bukur për Serbinë”.

loading…