Serbia në pikun e koronavirusit, qindra të prekur vetëm në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, në Serbi janë raportuar 284 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i pacientëve u rrit nga 1.624 në 1.908. Nga raporti i fundit deri në 15.00, u testua një mostër prej 959 individësh, nga të cilët 284 ishin pozitivë.

Ka edhe shtatë të vdekur, duke rritur bilancin e përgjithshëm në 51.