Sot në Serbi ka filluar greva e përgjithshme, të cilën studentët në bllokadë e kishin paralajmëruar ditët e kaluara.
Përveç universiteteve në të gjithë vendin dhe një pjese të shkollave fillore dhe të mesme, shumë kompani, institucione kulturore, restorante, biznese të vogla, organizata… grevës iu përgjigjën edhe sindikalistët brenda ndërmarrjeve shtetërore dhe administratave të qyteteve, transmeton Ballkani.info.
Edhe Nova.rs është ndalur, ndaj sot portali i saj do të raportojë ekskluzivisht për këtë temë dhe veprimet që do të realizohen në qytetet anembanë Serbisë.
Sot në ora 14:00 është caktuar protesta “Të diskutojmë kush është turmë e kush është shaka”, e organizuar nga Komisioni i Protestës së Avokatëve para Presidencës së Serbisë.
Marshe proteste dhe bllokada po organizohen edhe në shumë qytete të Serbisë.







