Në ditën përmbyllëse të festës së vjeljes së rrushit, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin Hajrulla Çeku e kanë vizituar festivalin “HardhFest”.

Duke ritheksuar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për prodhimet vendore, kryeministri Kurti i përgëzoi organizatorët për përkushtimin e tyre në organizimin e festivalit, si dhe promovimin e kulturës së rrushit.

Edicioni i 20-të i këtij festivali, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgjatë tri ditësh ofroi program të pasur artistik dhe kulturor. I organizuar në vreshtat e Rahovecit, HardhFest solli rrush të shijshëm, aktivitete rekreative, vizita në vreshta, muzikë e poezi, shkruan Demokracia.com.

Nën sloganin “Ca kokrra rrushi”, edicioni i sivjetmë i “Hardh Fest” iu dedikua poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj.

Kujtojmë se korriku i këtij viti ka qenë muaji që në Kosovë kanë hyrë mallra më së shumti nga Serbia që nga viti 2015.

Derisa shifra më e lartë e importit më Serbinë në këtë vit është shënuar në muajin mars, në një vlerë prej 27,384,602.91 euro. Kjo shumë është tejkaluar duke kapur vlerën prej 30,167,808.54 eurove. Pra, sipas statistikave të Doganës së Kosovës, kjo shifër nuk ka qenë në asnjë muaj që nga viti 2015. /Demokracia.com/