Serbia vazhdon të lavdërohet me autoblidën e prodhuar vetë “Lazar 3”. Derisa dje ministrin serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, prezantoi këtë automjet të rëndë ushtarak, sot mediat serbe gjatë gjithë ditës janë marrë me karakteristikat që ka.

“Pas 30 vitesh ky është mjet i jonë ushtarak – çfarë mundet të bëjë ‘Lazar 3’”, janë titujt e mediave serbe të cilat prezantojnë edhe video ku shihen aftësitë e kësaj autoblinde gjashtërroteshe.

“Lazar 3” është automjet i rëndë i prodhuar në Jugoimport SDPR. Pra ky mjet është prodhim 100 për qind serb, shkruan Ballkani.info.

Autoblinda llogaritet mirë e përgatitur për luftime të hapura dhe në terren të vështira.

Po ashtu ky automjet shërben edhe për luftë antiguerile, operacione paqësore, lufte antiterroriste, por edhe luftë klasike të përballjes me intesitet të lartë.

Dje gjatë prezantimit, Vulin e kishte përmendur edhe Kosovën, por në kontekstin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku u fol për Ushtrinë e Kosovës.

Prezantimi në këtë kohe i “Lazar 3” shihet si kundërpërgjigje ndaj armatimit amerikan që do ta ketë Ushtrisë e Kosovës, ku përfshihen edhe autoblindat më moderne të quajtura MRAP. /Ballkani.info/