Hasan Dakaj

Serbia ia vazhdon edhe 30 ditë paraburgimin ish-ushtarit të UÇK-së: Avokati akuzon qeverinë për mosmbështetje

Ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt, Serbia ia ka vazhduar edhe 30 ditë paraburgimit, njoftoi avokati Xhevdet Smakiqi në profilin e tij në Facebook.

Smakiqi mes tjerash u shpreh se Dakajt nuk po i ofrohet mbështetje konkrete nga Qeveria e Kosovës, ndërsa shprehet se mbështetësit e vetëm janë familja e Dakajt dhe fshati i tij.

Njoftimi i Smakiqit:

Vazhdimi i Kidnapimit !

Ish Ushtarit te UÇK-se Hasan Dakaj i vazhdohet kidnapimi edhe për 30 ditë tjera nga Gjykata Per Krime Lufte në Beograd.

Edhe pse këto 30 ditë Familja Dakaj e mbeshtetur vetem nga fshati Korishë e Prizenit nga përpjekjet e mia modeste jashtë mundësive qe te angazhohemi direkt në Serbi, ankthin dhe friken po e përjeton e vetmuar pa asnjë mbështetje konkrete nga Qeveria e Kosoves.

Nuk mund te quhet mbështetje e Qeverise MPJD-se për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetem përgjigja në elefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit.

Prandaj lehtësishtë Serbia i burgosë i torturonë ish pjestaret e UÇK-së, në mungesë dhe indiferncë totale diplomatike e poltikë te Qeverise se Kosoves jo vetem ne rastin Dakaj por edhe te Nezir Mehmetaj.

Ne do te vazhdojmë betejen juridike edhe pse kidanalimi i tij është politikë, duke bashkëpunuar ditë dhe natë me mbrojtjen sipas detyres zyrtare te Hasan Dakaj qe te vërtetohet se u kinapua pa asnjë provë dhe krejt gabimishtë nga Policia Serbe ne Merdare.

Hasan Dakaj po e paguan me lirinë e tij personale liberalzimin e vizave te Kosoves, andaj Qeveria e Kosoves duhet te mos mbetet indiferente në rastin e tij, por te ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike te ndërmjetësit ne Bruksel qe ta detyrojë shtetin serb qe ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakëmarrës politik.

VIDEO BONUS: Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë bëhen me WiFi falas, kishte edhe pakënaqësi nga qytetarët