Serbia i kundërpërgjigjet Ushtrisë së Kosovës, prezanton autoblindat “Lazar 3” (VIDEO)

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq sot e kanë vizituar poligonin ushtarak “Nikinci” ku ushtarët serbët po stërviteshin për përdorimin e autoblindës së re “Lazar 3”.

Sipas njoftimit, Vulin ka theksuar se sot po kurorëzohet inciativa e presidentit të Serbisë dhe Komandantit Suprem, Aleksandar Vuçiq i cili këtë projekt e ka nisur qysh kur ishte Ministër i Mbrojtjes, që në ushtrinë e Serbisë të futen automjetet më bashkohore ushtarake të këmbësorisë.

“Presidenti dhe Komandanti Suprem, Aleksandar Vuçiq ka treguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se si mbrohet Serbia dhe sa shumë ka ndryshuar gjendja e vendit tonë”, ka thënë Vulin, transmeton Ballkani.info.

Duke e komentuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të hënën në Nju Jork e thirrur për shkak të Ushtrisë së Kosovës, Vulin ka thënë se Vuçiq u tregua burrështetas i vërtetë, pa marrë parasysh që paraqitet si lider i një vendi të vogël, e cila nuk ka fuqi të nivelit botëror.

“Me atë ai tregoi se si një burrështatas, një lider, i cili me guxim dhe argumente mund ta bëjë Serbinë që edhe fuqitë e mëdha të respektojnë dhe t’i pranojnë argumentet e saj”, ka thënë Vulin.

Paraqitja e autoblindave të rënda sot nga Vulin mund të merret edhe si kundërpërgjigje ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe paralajmërimit se Kosova nga SHBA-të do të pranojë autoblinda dhe mjete tjera të rëndë ushtarake të fjalës së fundit. /Ballkani.info/