Serbia e quan fitore diplomatike tërheqjën e kërkesës nga Kosova për anëtarësim në Interpol

Pas tërheqjës së Kosovës për pranim në Interpol, ka reaguar ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq.

Ai e ka quajtur fitore diplomatike të Serbisë.

Sipas tij, “kjo është fitore e së drejtës ndërkombëtare, policisë dhe të gjitha atyre shteteve të cilët kanë folur në të mirë të asaj që nuk duhet lejuar politizimi i Interpolit”, transmeton Ballkani.info.

Stefanoviq nga Kili ka thënë se kjo është fitore e madhe e Serbisë.

“Duke iu falemnderuar faktit se numri më i madh i shteteve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit ka marrë vendim që mos të pranohet aplikimi i Kosovës, kërkesa e Prishtinës, që të jetë pjesë e Interpolit, është tërhequr kërkesa pak para mbledhjës së Asamblesë së Përgjithshme”, ka thënë Stefanoviq, i cili po e udhëheqë delegacionin serb në Asamblenë e 88-të të Interpolit që po mbahet në Stantiago.

Në anën tjetër, zyra e kryeministrit në detyrë e ka konfirmuar se Ramush Haradinaj ka kërkuar shtyrjen e votimit për pranimin e Kosovës në INTERPOL.

“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat si Kryeministër në detyrë, sot kam kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Kryeministrit.

loading…