Serbia e emëron kryetar të Federatës së Futbollit të Serbisë për Kosovë vrasësin Milan Radojiçiqin

​Edhe pse Kosova që gati tri vjet është bërë antare e UEFA-s e FIFA-s, Serbia vazhdon të mos e bëj hesap Federatën e Futbollit të Kosovës.

Përpos që ka organizuar dhe vazhdon të organizojë gara në territorin e Kosovës, përmes klubeve të serbëve të këtushëm të cilat nuk e njohin FFK-në, por vetëm Federatën e Serbisë, kjo e fundit ka shkuar ekstrem larg.

30 nga 40 delegatët e kësaj Federate, sot në Beograd, e kanë emëruar, Milan Radojiçiq, kryetar të Federatës së Futbollit të Serbisë për Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Radojiçiq është i dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Zgjedhja ishte lajmëruar edhe më herët dhe FFK-ja kishte paralajmëruar ankesë në UEFA dhe FIFA.