Sulmi në Banjskë

Serbia e çon në BeH me mision ish-zyrtarin e BIA-s, eksperti boshnjak: Sulmi terrorist në Banjskë, tregoi se çfarë shkakton ndikimi rus

Serbia për të dytën herë radhazi po dërgon në Bosnje dhe Hercegovinë një ish-zyrtar të lartë të Agjencisë për Siguri dhe Informacion.

Së pari, në vitin 2018 erdhi Aleksandar Gjorgjeviq, i cili ishte drejtor i BIA-s që nga viti 2013, ndërsa tani vendin e tij në Ambasadën Serbe në Sarajevë e zë Ivan Todorov, dikur zëvendësdrejtor i agjencisë së inteligjencës serbe. Është folur shumë për rolin e tij në rrethanat politike të Malit të Zi.

Ivan Todorov mbërrin në Sarajevë nga Hungaria, ku ishte ambasador që nga viti 2018.

 Ai është një ish-atlet profesionist, kampion i shumëfishtë në xhudo, pjesëmarrës i Lojërave Olimpike. Megjithatë, përveç karrierës së tij të pasur sportive, disa media rajonale e lidhën me aferën e grushtit të shtetit në Mal të Zi, duke shkruar se ai ka ndihmuar ish-kryeministrin malazez Milo Gjukanoviq në ngritjen e aferës, pra paketimin e provave. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë ardhjen e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ai pason ish-oficerin e lartë të inteligjencës Gjorgjeviç.

“Kjo ju tregon se sa e rëndësishme është FSB-ja ruse për atë që po ndodh në BiH, ndaj dërgon si ambasadorë zyrtarë të departamentit të saj të BIA-s, në mënyrë që ata të kenë një skanim të plotë të terrenit, pa dërguar ndonjë forcë shtesë këtu. Prandaj, ai vjen në një pozicion ku informacioni shkëmbehet në baza ditore dhe mund të shihni se si ata kontrollojnë Ballkanin Perëndimor dhe sa investojnë në menaxhimin e informacionit, gjë që është shumë e rëndësishme në përplasjen moderne të narrativave”, thekson eksperti i sigurisë Nedzad Ahatovic.

Ahatovic thotë se ardhja e një oficeri të inteligjencës në pozitën e diplomatit është diçka normale, sepse ai di paraprakisht të operojë me informacione të ndjeshme dhe e di se kujt duhet t’i dërgojë në çfarë momenti. Ai vëren se kjo më së miri flet për nivelin e ndikimit rus në Bosnje dhe Hercegovinë. Ai thotë se institucionet kompetente vendore duhet të kontrollojnë të gjitha detajet që kanë të bëjnë me Todorin.

“Dhe ambasadat perëndimore duhet t’i kushtojnë vëmendje gjërave të tilla, domethënë se me çfarë niveli të ndikimit rus kanë të bëjnë, sepse priren ta nënvlerësojnë atë”, paralajmëron Ahatovic.

Ekspertët e sigurisë nga Serbia nuk shohin asgjë të kundërshtueshme në emërimin e ish-oficerëve të inteligjencës në poste ambasadore. Ata e lidhin atë me arsye pragmatike.

“Sulmi terrorist në Banjskë në Kosovë në thelb tregoi se çfarë mund të çojë ndikimi rus”, vëren Ahatovic. /OB