Serbia dhe Bosnja: Nëse Kosova nuk e heqë taksën, nga 1 korriku kundër-masat

Nëse autoritetet kosovare nuk e heqin taksën deri në Samitin e Liderëve të Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, Beogradi dhe Sarajeva do të shqyrtojnë vendosjen e kundër-masave, ka thënë sot zëvendëskryeministri serb, Rasim Lajiq dhe zëvendës-kryesuesi i Këshilit Ministrot të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Sharoviq.

Ata sot në takimin e përbashkët në Sarajevë kanë biseduar për hapat e metutjeshëm sa i përket çështjes së taksës të vendosur nga Kosova për mallrat serbe dhe boshnjake, transmeton Ballkani.info.

Sipas rapotimeve të mediave serbe dhe boshnjake, dy homologët janë pajtuar që Serbia dhe Bosnja duhet bashkarisht të veprojnë dhe t’i implementojnë aktivitetet e koordinuara, duke e rritur kështu presionin për heqjen e taksës. /Ballkani.info/