Serbi i quan shqiptarët terroristë, kërcënon Kurtin: Do t’ia vë flakën tërë familjes tuaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është kërcënuar përmes llogarisë në twitter, ndërsa ka bërë një reagim ku dënon sulmin ndaj djalit të politikanit serb Nenad Rashiq.

Ndërsa Kurti shkruan dhe kërkon që të ndiqen dorasit e këtij incidenti, në një replikë, një serb, i shkruan se Nenad Rashiq është i njëjtë me Listën Serbe.

Tutje ai prezanton veten si ”serb të rinjë”, ku më pas dhe duke i quajtur shqiptarët terroristë, i drejtohet Kurtit se ”do t’ja vë flakën tërë familjes tuaj”.

”Lista Serbe dhe ai janë njëlloj, ne jemi të rinj, serbë që do t’ju sjellin zjarrin në të cilin ju terroristët shqiptarë duhet të digjeni. Unë do t’i vë flakën tërë familjes suaj”, shprehet drejt Albin Kurtit, një person që mban llogarinë me emrin Ivica Kostic.