Serbi: Dy televizione në ‘zi’

Televizionet N1 dhe Nova S në Serbi kanë ndërprerë transmetimin e programeve.

Prej mesnatës së 6 dhjetorit, televizionet Nova S dhe N1 transmetojnë një emision televiziv me ekran të zi ku në vend të programit të rregullt është shkruar “Errësirë ​​në Serbi, pa media të lira”.

Pas mesnate, këto dy televizione që veprojnë në kuadër të United Media publikuan të njëjtin mbishkrim në rrjetet e tyre sociale, por pa shpjeguar se për çfarë konkretisht bëhej fjalë, transmeton Klankosova.tv.