Serbët terrorizojnë furrëtarët shqiptarë në Beograd, ua hedhin brenda kokën e derrit (VIDEO/FOTO)

Një grumbull serbësh, pasditen e së shtunës kanë bllokuar një furrë, pronë e shqiptarëve në Borçë të Beogradit.

Me letra që mbajnë hartën e Kosovës nën flamurin serb është mbushur vitrina e këtij lokale, në pjesën e saj të jashtme.

Aty po bëhet thirrje se “harmonia është disfatë e djallit”.

“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekst.

Në rrjetet sociale kanë dalë edhe fotot dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë, transmeton Ballkani.info.

Sipas protestuesve, arsye e protestës është se njëri nga pronarët e furrës e ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, që sipas tyre është simbol i “Shqipërisë së Madhe”.

Në anën tjetër ka pasur edhe serbë që kanë dalë në mbrojtje të furrës shqiptare.

Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë. /Ballkani.info/