Serbët nuk e duan aktivitetin e rusëve: Publikojnë VIDEO me spiunë

Mediat në Serbi e kanë vlerësuar si skandaloze një video të publikuar në rrjete sociale atje e ku shihet një agjent rus duke paguar një spiun serb.

Publikuesit e kanë përshkruar videon si turpëruese. “Spiunët serbë po e korruptojnë Serbinë. Në këtë video shihet oficeri i lartë i zyrës qendrore të inteligjencës ruse (GRU) Viktorovich Kleban.

Klebani punon në ambasadën ruse në Beograd. Kjo është ajo që rusët na e bëjnë neve. Ata janë `miq`”, thuhet në përshkrimin e videos, shkruan Portali.info.

Në video agjenti rus, shihet derisa paguan një zyrtar të mesëm serb, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Për të njëjtin publikim ka shkruar edhe gazetari nga Ukraina Christo Grozev. Ai ka shkruar se publikimi i kësaj videoje dëshmon se përkundër bindjes popullore për simpati, në Serbi ka zyrtarë dhe qytetarë që u pengon aktiviteti rus.

Grozev është fitues i çmimit evropian për gazetari hulumtuese.