Më mbishkrimet në pankarta “Derisa BE dhe SHBA shkruajnë komunikata neve po na dëbojnë”, “Nëse Kurti e hap urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për të gjithë”, ka filluar protesta e qytetarëve serbë në veri të Mitrovicës.

Një numëri i konsiderueshëm i qytetarëve serbë janë mbledhur në sheshin “Car Llazar”, raporton Ballkani.info.

Kjo protestë është organizuar nga serbët lokal siç thonë “gjendjen e rëndë në Kosovë”.

Në protestë të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetari partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

Kjo protestë është thirrur pas paralajmirmeve të Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së lumit Ibër, që është kundërshtuar nga pala serbe, por edhe nga bashkësia ndërmokbërtare dhe KFOR./Ballkani.info/