Serbët në veri nuk e paguajnë as ujin, rreth 15 milionë euro borxhe që nga pas lufta

Përveç energjisë elektrike që nuk paguajnë banorët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, këta banor nuk paguajnë ujin e shpenzuar.

Që nga pas lufta autoritetet kosovare nuk kanë qasje në atë pjesë dhe borxhet e ujit të pijes ndaj kompanisë rajonale të ujit në Mitrovicë kanë arrit 15 milionë euro.

Xhelal Selmani zëvendës drejtor Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit – ARRU gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi tha se sa i përket pjesës veriore problemi më i madh mos pagimi i ujit të pijes edhe pse faturohet.

“Ujë faturohet, ujë nuk paguhet dhe nuk kemi qasje aty. 15 milionë euro janë borxhet që 21 vjet. Kjo çështje është politike që mund të zgjidhet”, tha ai.