Në veri të Kosovës dhe gjithandej në Serbi vazhdon të zhvillohet propagandë e ashpër pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që mallrat serbe të taksohen 100 për qind.

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë se si në vendet ku jetojnë serbët, sidomos në pjesën veriore, po mungojnë ose janë shtrenjtuar artikujt kryesor jetësor, si qumshti, vaji, mielli…

Kossev, një portal serbe në veri, shkruan se si sot as gazetat serbe nuk kanë arritur në veri.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që ta rrisë taksën doganore nga 10 në 100 për qind, shtypi ditor sot nuk ka arritur në Mitrovicë. Përveç shtypit, sot nuk ka arritur as qumështi nga Serbia qendërore”, shkruan Kossev, transmeton Ballkani.info.

“Një gjë është e sigurt, sot në Mitrovicë nuk do ta merrni shtypin ditor beogradas, pasi që me rritjen e taksës në 100 për qind, shtypi ditor nuk ka hyrë në Kosovë. Rafetet në kiosqe, megjithatë, ende nuk janë të zbrazura tërësisht, pasi që shitësit ende kanë botime tjera si revista javore e mujore. Nëse situata aktualë nuk zgjidhet, së shpejti shitësit nuk do të kenë çfarë të shesin”, shkruan kjo media.

Kur bëhet fjalë për qumësht, ky portal shkruan se në shitore ende mund të gjendet qumësht me çmim të vjetër, por bëhet fjalë për rezerva.

“Nga dje, në pikat kufitare kanë mbetur kamionët me prodhimet e qumështit ‘Imlek’, ‘Granice’, ‘Milkop’, ‘Golija’, ‘Finagro’”, shkruan Kossev. /Ballkani.info/