Një grup i vogël prej rreth 20 vetave në Serbi kanë protestuar për të kundërshtuar mbajtjen e festivalit “Mirëdita, dobar dan” në Beograd.

Protestuesit kanë tentuar të afrohen tek hapësirë në të cilën po mbahet festivali, por ata janë lejuar nga policia.

“Kosova është Serbi”, “Nuk i lejojmë festivalet kur serbët në Kosovë maltretohën”, kanë qenë thirrjet e protestuesve, të cilët po ashtu kanë lëshuar këngë nacionaliste.

Milica Gjurgjeviq, organizatore e protestës ka thënë se është e patolerueshme që Kosova të paraqitet në Beograd si shtet.

“Është e patolerueshme që Kosova të paraqitet si shtet këtu. Në këtë festival do të paraqiten filma që policinë serbe i paraqesin si terroristë”, ka thënë ajo.

Po ashtu në rrugë janë shfaqur edhe transparent me fotografitë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

Aty është shkruar një mbishkrim në gjuhën angleze: “The CIA’s most bloody killers, no deal!” që do të thotë “Vrasësit më të përgjakshëm nga radhët e CIA-s, nuk ka marrëveshje”. /Ballkani.info/