Serbët mblidhen te Ibri: 2 mijë ditë nga nënshkrimi për Asociacionin

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk është çështje politike por është çështje jetike për serbët e Kosovës.

Kështu u tha në një organizim të Listës Serbe në Mitrovicë te Ura e Ibrit, ku deklaruan se kurrë nuk do të dorëzohen në formimin e tij, shkruan Kontakplus, përcjell Klan Kosova.

Në tubim është përmendur se sot janë bërë dy mijë ditë që prej nënshkrimit nga Prishtina për të themeluar asociacionin, të cilin e ka garantuar edhe Bashkimi Evropian me nënshkrimin e tij.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, duke ju drejtuar masës ka thënë se formimi i ASK-së tregon hipokrizinë e politikës mbi serbët.

“Sa ditë dhe vite do t’i marrë dikujt në Prishtinë për të dëgjuar zërin nga Brukseli që i shtynë ata për të përmbushur marrëveshjen dhe obligimet?”.

“Kurrë nuk do të dorëzohemi deri në formimin e ASK-së, por është më se e qartë që në këto rrethana shqiptarët nuk do ta bëjnë atë dhe për këtë e kanë përkrahjen Bashkësisë Ndërkombëtare. Kjo është pasoja e kushtëzimi, kur diçka është e mirë për serbët, normalisht shqiptarët e kundërshtojnë atë”, ka thënë Rakiq.

“Nuk duhet dhe nuk do të dorëzohemi që ta mbrojmë të vërtetën dhe të drejtat tona, sepse do të nënkuptonte refuzim të të drejtave të të gjithë neve që mbijetojmë në vetvete. I kemi thënë edhe Brukselit edhe Prishtinës: Ju mundeni, si të doni dhe ne do ta shohim këtë”.