Serbët irritohen me realitetin që ua servoi FIBA për Kosovën… FIBA i nënshtrohet Serbisë dhe heqë videon

Kosova ka vite që është pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), njëjtë si e federatave të tjera sportive. Klubet kosovare luajnë në gara evropiane e edhe më shumë përfaqësueset e basketbollit. Por Radiotelevizioni i Serbisë (RTS) po ka vështirësi të pajtohet me këtë realitet.

RTS-ja ka njoftuar të premten se nuk do t’i transmetojë materialet promovuese që i ka përgatitur FIBA për kampionatin evropian të basketbollisteve. Kampionati nisi të enjten, ndërsa po mbahet në Letoni dhe Serbi, shkruan Ballkani.info.

FIBA në materialet e ndryshme promovuese e ka paraqitur hartën e Serbisë ashtu si edhe është në realitet – pa Kosovën pjesë të saj. Për këtë arsye, Radiotelevizioni i Serbisë ka vendosur që të mos e transmetojë materialin.

Në të vërtetë të enjten gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Bjellorusisë janë transmetuar pamje me hartën e Serbisë pa Kosovën pjesë të saj, por RTS-ja ka arsyetuar këtë me gabime e vështirësi teknike. RTS ka thënë se kjo ka ndodhur në Zrenjanin për shkak se kishte problem me energjinë elektrike dhe sapo është kthyer energjia, “gabimisht” është emetuar spoti.

Më ndërkohë videoja është larguar nga kanali zyrtar i FIBA në YouTube dhe në webin zyrtar të Kampionatit, duke iu nënshtruar kështu diktatit të Serbisë.
/Ballkani.info/