Aktroja, Jasna Gjuriçiq, që mori zemrat e mijëra njerëzve në botë me rolin e saj në filmin “Quo vadis, Aida?” që përshkruan masakrat që u bënë ndaj myslimanëve në Bosnje nga paramilitarët serbë, është fyer, tallur e akuzuar për shkak se ka thënë që është abuzuar kur ka qenë e re.

Komentet ndaj saj nga serbët nëpër rrjetet sociale kanë qenë raciste, duke dëshmua edhe një herë se ky popull refuzon të përballet me të kaluarën dhe ta pranojë krimin që ka kryer në ish-Jugosllavi. Aktorja Gjuriçiq ka postuar një video në Instagram në të cilën ka folur për abuzimin që ka përjetuar. Pas kësaj kanë shpërthyer komentet raciste të serbëve, duke e përshkruan aktoren me fjalët më denigruese e poshtëruese.

Por, ka pasur edhe serbë që i kanë dal në mbrojtje aktores, duke pranuar se një popull i tërë është gabim.

“Jasna Gjuriçiq ka deklaruar se është abuzuar seksualisht. 55 komente fyerje dhe tallje. Asnjë koment për ndjeshmërinë. Faqja ka një moderator. Kjo është Serbia sot. Sëmundje e rëndë. E pashërueshme. Edhe Zoti, po të ishte aty, nuk mund të na ndihmojë më”, ka shkruar një komentues serb. Një tjetër komentues ka thënë se “komentet këtu janë dëshmia më e mirë se çfarë lloj njerëzish jemi”.

“Nacionalistët serbë, që nxiten edhe nga pushteti, nuk pushojnë së fyeri çdo kë që e thotë të vërtetën”, ka shkruar një komentues tjetër.

Kujtojmë se Serbia ka mbetur peng i së kaluarës, duke mos kërkuar falje për asnjë masakër që ka kryer në Bosnje, Kosovë e Kroaci. Pas Gjermanisë naziste që kreu miliona vrasje, Serbia është vendi i dyte që ka kryer masakra në vendet e Ballkanit dhe për këtë shumë pak kriminel janë dënuar.