policia e kosoves

Serbët festuan “vidovdanin”, policia thotë se shpërndarësit u shpërndanë të qetë

Policia e Kosovës ka njoftuar për festën e vidovdanit që u shënua nga serbët.

Përmes një njoftimi, policia tregoi se të gjithë pjesëmarrësit u shpërndanë të qetë, ndërsa si institucion i patën bërë me kohë të gjitha planifikimet.

“Nga autoritetet policore janë paraparë masa të nevojshme planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, në mënyrë që manifestimet në lokacionet ku janë paraparë të zhvillohen qetë dhe pa incidente”, thuhet ndër tjerash në komunikatë.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë: