Serbët e Kosovës me 40 autobusë shkojnë në Beograd të përshendesin ‘heroin’ e tyre, Putinin

Një numër i madh serbësh nga Kosova kanë shkuar sot në Beograd me rastin e vizitës së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas mediave serbe, në Beograd kanë arritur më shumë se 2000 serbë me rreth 40 autobusë, për siç thonë, t’i japin mbështetje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ta përshendesin “mikun serb”, Vladimir Putin, shkruan Ballkani.info.

Kjo tregon se serbët e Kosovës janë tejmase të politizuar dhe se Beogradin e shohin si kryeqytetin e tyre.

Putin e ka nisur sot pak pas orës 13 vizitën zyrtare në Beograd. Ai është pritur në Aeroportin “Nikolla Tesla” nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Aktualisht po mbahet takimi sy me sy ndërmjet dy presidentëve dhe më pas pritet të mbahet konferenca për media në të cilën Putin do të flas edhe për Kosovën. /Ballkani.info/