Senzacioni norvegjez ka klauzolë largimi prej vetëm 20 milionë eurove

Prestigjiozja gjermane “Bild” ka zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhje me talentin e Salzburgut, norvegjezin Erling Haaland, që konsiderohet nga nga talentet më të mëdha të futbollit europian.

19-vjeçari ka një klauzolë në kontratë e tij, që e lejon të largohet nga ekipi austriak për 20 milionë euro që në muajin janar, ndërkohë që në tregun e futbollistëve vlera e tij është nga 50 nga 100 milionë euro.

Futbollisti në fjalë, i cili ka shënuar plot 27 gola në këtë fillim sezoni në të gjitha kompeticionet me Salzburgun, teksa kërkohet nga emra të mëdhenj si Real Madrid, Juventus, Chelsea, Arsenal, Manchester United e deri te Borussia Dortmund.

Cila nga këto skuadra nuk do të paguante 20 milionë euro për këtë talent të madh në merkaton e janarit?

Në Gjermani janë të sigurt se nga kjo situatë do të përfitojë Dortmnundi, që është në kërkim të një sulmuesi cilësor, i pranuar ky fakt edhe nga pohimi i shefit ekzekutiv, Hans-Joachim Watzke.

Ndërkohë, në Angli flasin me bindje se dëshira e Haaland është të luajë në Premier League, duke ndjekur gjurmët e të atit.

Në garë është edhe Juventusi, që ka tentuar edhe gjatë verës së kaluar ta “rrëmbejë” djaloshin e ri.