Erling Braut Haaland bëri shaka se ai më në fund mund t’i jap një përgjigje babait të tij Alf-Inge pasi sulmuesi i ri i Red Bull Salzburg barazoi ‘rekordin’ e tij duke shënuar një gol në Anfield.
19-vjeçari shënoi golin e tretë të Salzburgut, duke e barazuar rezultatin 3-3.
Sidoqoftë, nuk ishte fati për Haaland dhe Salzburg, pasi Mohamed Salah i siguroi fitoren ekipit vendas.
“Tani unë kam të njëjtin numër golash këtu”, tha Haaland.
“Babai më thotë gjithmonë ‘Kam shënuar në Anfield, kam shënuar në Anfield!’ Tani mund ta them këtë: ‘Pra një gol e kam edhe unë’ ”, u shpreh ai.
loading…







