Senegali kap 238 kilogramë kokainë të fshehur në automjete të reja

Doganat senegaleze njoftuan sot se kanë kapur 238 kilogramë kokainë të fshehur në automjete të reja në një anije në portin e Dakarit.

Kokaina u zbulua sot në katër automjete që ndodheshin mes një grupi prej 24 të rejash, në një anije që vinte nga porti Paranagua (Brazil) dhe me destinacion Luandan (Angola), njoftohet në një komunikatë të autoriteteve senegaleze.

Kapje të sasive të mëdha të kokainës bëhen shpesh herë në portin e Dakari dhe aeroportin ndërkombëtar të Dias, rreth 50 kilometra nga kryeqyteti senegalez, që mbetet një prej vendeve më të rëndësishme të transitit të mallrave dhe të pasagjerëve në Afrikën Perëndimore.