Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ben Cardin, ka shkruar në llogarinë e tij në “X” se është ““i alarmuar nga frikësimi i organizatës civile CRTA nga autoritetet serbe, që është hakmarrje për raportin e rëndësishëm të misionit të tyre vëzhgues mbi zgjedhjet”.
Cardin shkroi se “presidenti Vuçiç duhet të merret me çështjet e ngritura nga OSBE-ja në lidhje me demokracinë në Serbi dhe jo ta largojë vëmendjen prej saj duke sulmuar aktivistët demokratë ”.
E njëjta deklaratë është publikuar edhe nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Senatin Amerikan, duke përcjellur shqetësimet e mëdha të Cardin.

Ai edhe në një deklaratë pak para zgjedhjeve në Serbi më 14 dhjetor, pati deklaruar se ishte i shqetësuar për “shkaktimin e frikës dhe sulmeve ndaj opozitës” dhe u pati bëri thirrje autoriteteve që të sigurojnë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike.
Derisa postimi i tij i sotëm në “X” përfshinte postin e shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, i cili shkroi se “presioni ndaj organizatave joqeveritare në Serbi që merren me zgjedhje ua vështirëson punën, gjë që është në kundërshtim me vlerat e një shoqërie demokratike dhe pluraliste dhe duhet të ndalet”.
“Shoqëria civile e forcuar është një komponent kyç i çdo sistemi demokratik dhe duhet të njihet nga institucionet shtetërore”, perëndonte postimi i Giaufret.
Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe vendas kanë vërejtur parregullsi në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi. Opozita kërkon anulimin e zgjedhjeve dhe votim të ri në kushte të reja, ndërsa qeveria mohon çdo parregullsi.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të udhëhequr nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) deklaruan në një raport paraprak se në ditën e votimit janë vërejtur parregullsi, por edhe se kushtet zgjedhore favorizojnë autoritetet dhe nuk janë të barabarta për të gjithë.
VIDEO BONUS: Avokati serb, Çedomir Stojkoviq në Prekaz i sheh për herë të parë ato që kanë mbetur nga krimi serb







