Senati i UP-së vendos për afatin e nëntorit

Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka marr një vendim të shumëpritur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Senati vendosi që studentëve t’u lejohet që në afat të nëntorit të paraqesin nga dy provime.

Kjo ishte edhe kërkese e studentëve, të cilët çdo vit apelojnë që afatet e parregullta të jenë me dy provime.