Këngëtari i njohur i muzikës ‘rock’, Genc Salihu dhe deputetja e PDK’së Eliza Hoxha kanë zhvilluar një debat në rrjetet sociale rreth Projektiligjit për Rimëkëmbje Ekonmike, i cili nuk po arrin të kalohet në Kuvend.

Është Genci ai që ka shkruar në Facebook një shkrim duke pyetur miqtë e tij deputetë pse nuk po e votojnë këtë ligj, derisa i menjëhershëm ka qenë arysetimi i Eliza Hoxhës, këngëtares dhe mikes së Gencit, “janë me Covid-19”, ka shkruar ajo.

E ky reagimi ka ngritur debatin mes tyre ku Genc Salihu i ka kërkuar Elizës ta lërë punën në Kuvend, pasi sipas tij s’ka bërë asgjë aty, dhe t’i kthehet mikrofonit.

“Eliza Hoxha oh, come on! Ai ligj është moti duke u sillë. Kape një megafon, mos u ndal deri të votohet! Ja dil prej aty, le atë punë krejt, hajde këndojmë”, ka shrkuar Genci, derisa i është përgjigjur përsëri Eliza.

Më poshtë ua sjellim ‘replikat’ e këngëtarëve: