Sëmuret Kylie Jenner

Kujtoni çmimet e Emmy Awards të dielën? Është fjala për pak ditë më parë, por më lejoni të ua kujtojë sërish: Përpara shfaqjes, u njoftua se Kim Kardashian, Kendall Jenner dhe Kylie u caktuan të prezantonin çmimin për TV, por Kylie nuk u pa askund atë ditë. (Sidoqoftë ishte mirë, duke marrë parasysh që një bandë njerëzish në audiencë qeshën me Kim dhe Kendall ndërsa po prezantonin).

Megjithatë, Jenner ishte jashtë Emmy për shkak se është e sëmurë, dhe kjo ia pamundësoi pjesëmarrjen në atë eveniment madhështor.

Dhe qartë që ishte një zgjedhje e zgjuar nga ana e saj, sepse sëmundja e Kyliet duket si më shumë sesa një ftohje e thjeshtë. Sipas TMZ, Kylie ka vuajtur prej ditësh prej gripit dhe është kontrolluar në një spital në Los Angeles për trajtim.

Raporti i TMZ thekson se Kylie ka simptoma të rënda të ngjashme me gripin, duke përfshirë marramendje.

Nuk ka ndonjë parashikim zyrtar se cila është gjendja e Kyliet, por lajmi i mirë këtu është se ajo raportohet se po mjekohet dhe po merr ndihmën që i nevojitet.

Në fillim të këtij viti, vajza e Kyliet, Stormi gjithashtu vizitoi spitalin, megjithëse në rastin e Stormit, ishte për një reagim alergjik. Ende nuk ka ndonjë fjalë zyrtare nga klani Kardashian rreth Kyliet, por në anën e ndritshme, ajo po poston për koleksionin e saj të ri Kylie Cosmetics x Balmain në Instagram.

loading…