Sëmuret Dua Lipa

Ajo ka njoftuar se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball.

Lajmin fatkeq e bëri të ditur  me anë të një postimi të publikuar në Instagram Story të premten, këngëtarja 26-vjeçare, ku u shpreh se i eshte inflamatosur fyt.

Festivali i mbushur me yje do të vazhdojë të zhvillohet në qytetin e New Yorkut të premten në mbrëmje dhe artistë të tillë si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X janë vendosur të performojnë aktualisht.

Dua Lipa e nisi mesazhin e saj duke u shprehur se mjekët i kishin thënë që të mos paraqitej në eventin muzikor.

“Më thyhet zemra që duhet të ndaj se nuk do të jem në gjendje të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të dhimbjes së fytit.”, ka shkruar ajo.

Ajo shtoi: “Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht”.

Këngëtarja Don’t Start Now theksoi se ishte e zhgënjyer për mungesën e ngjarjes dhe se fansat e saj ka të ngjarë të argëtohen akoma në shfaqje.Video Player0

“Më vjen shumë keq për të gjithë fansat e mi dhe jam vërtet mirënjohës për mirëkuptimin tuaj. Jingle Ball ka një formacion yjor me performanca të mahnitshme për të gjithë ju që jam e sigurt që do t’ju pëlqejë,” tha ajo.

Performuesja e mbylli mesazhin e saj duke shkruar: ‘Dërgoj dashurinë time dhe shpresoj të rikthehem në skenë shumë shpejt!