Njëra ndër rrugët me frekuentim të madh në Prishtinë është ajo afër Stacionit të Autobusëve, e cila shërben si ndërlidhje për pjesët e ndryshme të qytetit, por edhe si transit për Mitrovicë, Ferizaj dhe qytetet tjera.

Mirëpo, sot në udhëkryqin e kësaj rruge nuk funksiononin semaforët, duke i rrezikuar këmbësorët dhe komunikacionin në përgjithësi, njofton Klan Kosova.

Në të kaluarën në këtë rrugë kanë ndodhur disa aksidente me pasoja fatale.