Selmanaj: Sot po e gjej përgjigjen se pse në Kosovë i urrejnë kaq shumë politikanët ose deputetët

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se sot e ka kuptuar se pse “pozita e politikanit ose deputetit është kaq e urryer në Kosovë”.

Në seancën e sotme ku po diskutohet mundësia e formimit të një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e energjisë elektrike, Selmanaj tha se u nda shumë i zhgënjyer nga diskutimi, raporton Express.

“Unë e kam thënë edhe në një rast tjetër se pse pozita e politikanit ose e deputetit është bërë kaq e urryer në Kosovë dhe me e thënë të drejtën sot sikur po e gjej edhe përgjigjen e saj”, tha ai.

“Debat koti, përfundime koti, fyerje koti dhe njerëzit normalisht që na shohin nuk kanë se si të kenë përshtypje tjetër për neve përpos urrejtje”, theksoi Selmanaj.