Selmanaj: Shumë prej VV-së më thanë që dëshirojmë me votu TRUST-in, por tek ata funksionon diçka tjetër përpos demokracisë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka komentuar moskalimin e TRUST-it në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje.

Selamanaj thotë se shumë nga VV-ja i kanë thënë se dëshirojnë ta votojnë kalimin e TRUST-it, por sipas tij në Vetëvendosje funksionin diçka tjetër përpos demokracisë.

“Kur u diskutua brenda LDK-së, erdhëm në përfundim që është e nevojshme për shkak të situatës së rëndë ekonomike që njerëzit po kalojnë në Kosovë. U bindëm edhe ne në LDK. Jo për shkak të populizmit, besomni LDK asnjë veprim deri më sot, madje po ju them ndonjëherë, jepni pak ngjyrim sepse kështu po kërkohet, prapë ka njëfarë rezistence. Jo, jo ta ruajmë shtetin”.

“Ne kemi vendos që ta votojmë, por e kemi pasë bindjen se ne si opozitë s’mund ta kalojmë. Asnjë çështje s;mund ta kalojmë nëse nuk bindet edhe pozita. Vetëm nëse kishin dalë prej sallës ata, e kishin lanë ndonjë brenda aty e ish gjet naj formë”.

“Fatkeqësisht, disa prej deputetëve tonë nuk kanë qenë në Kosovë fare, përfshirë edhe mua. Por, unë kam qenë i gatshëm, i kam thënë GP që nëse është në pyetje një votë, unë e lë atë, vij votoj dhe gjej formë se si të shkojë prapë në një takim të rëndësishëm. Por, e kemi ditë që votat nuk i kemi, kemi shpresu që ndoshta brenda VV-së të ndodhë dicka. Dhe ndodhi ajo, që tek ata ka një diciplinë. Shumë prej tyre më kanë thënë jashtë asaj që dojmë me votu sepse kemi nevojë edhe ne, por tek ata funksionon dicka tjetër përpos demokracisë”, tha Selmanaj në RTK.