Selmanaj: Rama le ta pyes Vuçiqin për atë se çfarë i bëri Serbisë, Ramush Haradinaj

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me Vuçiqin sonte në Tiranë dhe pas fyerjeve në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj:

“Nëse Edi Rama nuk e njeh Ramushin dhe të kaluarën e tij, lirisht ta pyete Vuçiqin, Gebellsin e Millosheviqit që e larguam nga Kosova”, ka shkruar Selmanaj.

Postimi i plotë:

E kishin pas pyet hoxhën:

Çka ka përtej gjehnetit?

Hoxha ju kishë pas thanë,

përtej gjehnetit veç SERRNISHTË!

Nuk e di ku po don me dalë kryeministri shqiptar Edi Rama me këto ide për Minishengenin dhe me sulmet e tij të çuditshme kundër Ramushit!

Nese Edi Rama nuk e njeh Ramushin dhe të kaluarën e tij, lirisht ta pyetë Vuçiqin, Gebellsin e Millosheviqit që e larguam nga Kosova .

Ai ka me i tregu ma mirë se çdo kush tjeter se si u turpëruan nga Ramush Haradinaj dhe mijëra luftëtarë të UÇK-së dhe Natos.

RS