LDK

Selmanaj përmend bllokimin e miliona eurove: 2 muaj që kur bota demokratike i vendosi sanksione Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se tashmë janë bërë dy muaj që prej se Kosova është futur nën sanksione.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook, ka renditur miliona euro që janë bllokuar dhe procese të tjera.

Ai ka fajësuar qeverinë, të cilët e ka quajtur “komuniste”, “totalitare” dhe “jodemokratike”.

Postimi i plotë:

Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë.

– Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qëndror;

– Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal;

– Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike;

– Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare;

– Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare.

Në këtë gjendje e sjell vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE!