Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se “populistët”, duke lënë të kuptohet për Qeverinë e vendit, e kanë sjellur vendin në një pozitë shumë të rëndë negociuese sa i përket Asociacionit.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se “populistët po e shtynë përgatitjen e draft-statutit për t’i kënaqur militantët me propagandë”.
“Popullistët nesër ikin nga pushteti por pasojat e tyre do jenë testament i keq për Kosovën dhe kombin shqiptarë.” – ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Ja çka prodhojnë popullistët dhe popullizmi, pa pjekuria dhe pa përvoja shtetërore.
Ashtu siç na rekomandonin miqtë tanë amerikanë, qeveria e Kosovës do duhej tash e 3 vite ta përgatiste një draft-statut në përputhje me Kushtetutën dhe që nuk cenon në asnjë mënyrë, rregullimin e brendshëm politik dhe unitaritetin e shtetit.
Mirëpo popullistët, për me i knaqë militantët përmes propagandës mashtruese, e shtynë 3 vite dhe tash e sjellin Kosovën në pozitë shumë të rëndë negociuese, duke e detyruar të ngociojë për draft-statute që vendosin bazat e një autonomie territoriale dhe politike për serbët e Kosovës!
Popullistët nesër ikin nga pushteti por pasojat e tyre do jenë testament i keq për Kosovën dhe kombin shqiptarë.
Fatkeqësisht Kosova do ta paguajë rëndë faturën e tyre!






