Selmanaj nervozohet pas dështimit të votimit të Ligjit për Rimëkëmbje: Ka disa fjalë për opozitën

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka reaguar pasi që për shkak të mungesës së kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.

Selmanaj në Facebook ka thënë se me këtë ligj do të ju mundësohej qytetarëve qasje në 200 milionë euro nga kursimet e tyre.

“Madje deputetët opozitar nga frika që ky p/ligj do mund të kaloj nga deputetët nga radhët e pushtetit, ata për ta bllokuar aprovimin e tij, vendosin që të mos marrin pjesë fare në votim”, ka shkruar ai, duke thënë se duhet të shtrohet pyetja se kë e përfaqësojnë këta deputetë.