Selmanaj: Në raport me Serbinë, Qeveria Kurti i shkaktoi Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta

Deputeti i LDK-së Driton Selmanaj thotë se në disa aspekte Vetëvendosje i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

Selmanaj në “Debat Plus” ka thënë se LDK e vërtet që ka ndryshuar qëndrim për reciprocitetin por sipas tij këtë e ka bërë për shkak të kërkesës së Amerikës.

“Interesi i Kosovës në këtë rast ishte më i madh se i Vetëvendosjes apo LDK-së”, tha ai.

Deputeti i LDK-së thotë se programi qeverisës i miratuar nga LVV-LDK nuk është “Bibël e Kuran që të mos mund të ndryshohet”.

Selmanaj thotë se Qevria Kurti me shumë veprime i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës në raport me Serbinë.

“Qeveria Kurti në raport me shtetin e  Serbisë i ka shkaktuar Kosovës dëmet më të mëdha që nga paslufta deri më sot”, ka thënë Selmanaj duke për mëndur edhe deklaratat e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkelzen Gashi.

Deputeti i LDK-së thotë se LVV i ka bërë dëme të mëdha Kosovës edhe në raport me Amerikën.