Debati parlamentar

Selmanaj-Mimoza Kusarit: Me’m pas dalë mu përgjimi me Radojçiqin, nuk kisha nejtë në Kosovë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës i ka replikuar shefes së grupi parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës, raporton Ballkani.info.

Kusari-Lila ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës themelimin e Komisionit Hetimor, duke thënë se nëse dëshirojnë qartësi, atëherë duhet ta bëjnë këtë, e jo t’ia bëjnë gjyqin publik.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Selamanaj.

“Me’m pas dal mu çka të ka dal ty (përgjimi me Radojiçiqin), nuk kisha nejtë në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar debatin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. /Ballkani.info/