Zv/kryeministri

Selmanaj: Kushdo që kërkon dorëheqjen e ministres Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se kushto që e bën fajtore Qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Ai në një postim në Facebook ka insistuar se Qeveria Hoti është e vendosur për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kushdo që e bën fajtore Qeverinë për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Kushdo që kërkon dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike. Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional. Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës”, ka shkruar Selmanaj.