Selmanaj-Kurtit e Surroit: Bravo ‘patriota’, me mirëseardhjen tuaj arriti Putini në Kosovë

Deputeti I AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar sot pas një rasti të një maune që kishte një portret të madh të presidentit rus Putin në të.

Reciprociteti Kurti, i paska dëshiru mirëseardhje Putinit në Kosovë. Bravo, bre ‘patriota’!
Kallëzoni Veton Surroit, se në kohën e ‘cubave’ e kishim shiju një spektakël fishekzjarresh me këtë maune, e sot me ‘sovjetikët’ e tij, po e shijojme foton e Putinit duke qarkulluar rrugëve të Kosovës, tha Selmanaj, transmeton Ballkani.info.

Ai po ashtu kërkoi edhe nisjen e hetimit të menjëhershëm nga Prokuroria e Kosovës, sepse sipas tij kjo maunë përbën mesazh politik provokues “prorus” në Kosovë.

Postimi pa ndërhyrje i deputetit:

Reciprociteti Kurti, i paska dëshiru mirëseardhje Putinit në Kosovë. Bravo, bre ‘patriota’!
Kallëzoni Veton Surroit, se në kohën e ‘cubave’ e kishim shiju një spektakël fishekzjarresh me këtë maune, e sot me ‘sovjetikët’ e tij, po e shijojme foton e Putinit duke qarkulluar rrugëve të Kosovës.

P.s.
Prokuroria e Kosovës duhet menjëherë të nisë hetim të pavarur lidhur me hyrjen dhe qarkullimin e lirshëm nëpër Kosovë të kësaj maune që përmban mesazh politik prorus në Kosovë. Ky skandal, nuk guxon assesi të kalojë në heshtje apo harresë pa i vënë para përgjegjësisë të gjitha ata që janë të përfshirë drejpërdrejt apo tërthorazi në këtë operacion provokues ndaj shtetit tonë.