Selmanaj: Kam info që ka mijëra njerëz qe paguhen nga VV-ja për shpërndarjen e lajmeve të rreme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se është njeriu më i atakuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Selmanaj thotë se ata janë të organizuar dhe në momentin që publikohet ndonjë lajm i rremë për të, shpërndarja e atij lajmi brenda 5 minutave arrin deri në 700.

“Në Lëvizjen Vetëvendosje unë e shof kur ndodh ndonjë lajm i rrem për mu, në jam njeriu më i atakuar prej tyre, i ki deri në 700 share brenda 5 minutave. Kam info që ka mijëra njerëz qe paguhen nga VV-ja për këtë punë”, thotë Selmanaj,.

Ai thotë se aktualisht propaganda e linçimi janë duke e prodhuar këtë rezultat për Lëvizjen Vetëvendosje.