LDK

Selmanaj i rendit “armiqtë” që thotë se i ka krijuar Kurti: I duhen për të mbijetuar në politikë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ka renditur “armiqtë” që sipas tij i ka krijuar kryeministri Albin Kurti gjatë qeverisjes së tij.

“Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë”, shkroi Selmanaj në Facebook.

“Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë”, shkroi ai.

Deputeti i LDK-së shkroi se “mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur”.

“Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” të kujdestarë e shpikur!”.

Postimi i Driton Selmanajt:

Albin Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet nje “Armik” kujdestarë.

  • Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet;
  • Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un;
  • Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët;
  • Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët;
  • Pë ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai);
  • Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara;
  • Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese;
  • Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare;

    Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë.
    …dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi.
    Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur.
    Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” të kujdestarë e shpikur!