Selmanaj i LDK’së: Kurti na përdori neve, po dëshiron që VV të bëjë koalicion me PDK’në

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka shfrytëzuar këtë parti vetëm për të bërë koalicion me PDK’në.

Në Debat Plus ai ka pasur disa kritika për Qeverinë Kurti, duke thënë se kjo po i shkakton dëme të shumëta vendit.

‘’Vec në Kosovë ndodh që i shkarkuari të shkarkojë. Aspak nuk dallon nga të tjerët. Po të vazhdonte Kurti me qeverisje, do t’i shkaktone dëme të parikuperueshme vendit’’, tha ai.

Tutje, ai ka shtuar se VV e ka përdorur LDK’në, për të kaluar më pas në koalicion me VV’në.

‘’VV e ka pa LDK vetëm si trambolinë për të kaluar në koalicion me PDK. Jo ndërmjetësuese për të bërë koalicion meta, por LDK ta heqin pak prej pushtetit e të thonë që kjo është PDK tjetër dhe jemi të gatshëm të bëjmë me të”, tha ai.

Kujtojmë se koalicioni Ldk-VV është prishur ende pa u bërë 60 ditë, për çështje si taksa dhe prishja e marrëdhënieve me SHBA’të, si dhe shkarkimi i ministrit Agim Veliu.

Pas kësaj, LDK nisi mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti, dhe kjo u shkarkua me 82 vota pro në Kuvend.