Sellma Kasumoviq zbulon imazhe se si do të duket Genta Ismajli për Halloween

Halloween është një festë vjetore që festohet çdo vit më 31 tetor.

Kjo festë për herë të parë është mbajtur në kohërat e lashta të fisit kelt të Samhainit, kur njerëzit ndiznin zjarre të mëdha dhe vishnin kostume për të shmangur fantazmat.

E kësaj ngjarje nuk kanë mundur t’i shmangen as shoqëria shqiptare, ku kjo festë po bëhet gjithnjë e më masovike vit pas viti.

Edhe Genta Ismajli është maskuar tejet interesant nga grimerja e njohur Sellma Kasumoviq, e cila njihet për mrekullitë dhe magjitë që realizon me personalitet e ndryshme.

Këngëtarja ka vendosur një pjesë të fytyrës me të zezë gjersa në kokë mban një kurorë mbretërore.

Gjithashtu në duar mban një kungull, i cili njihet si simbol i kësaj feste që quhet edhe si “Nata e shtrigave”.

Ndërkohë, Genta është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikon gjatë muajve në vijim.