Selimi: S’ka trimëri e burrni me virus

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se kur shumica e qytetarëve po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, disa tjerë po thonë se virusi nuk iu bën asgjë pasi që as plumbi në luftë nuk iu ka bërë, sipas tij kjo është gabim.

Selimi pohon se nuk ka trimëri as burrëri me coronavirusin.

“Kur shumica e qytetarëve të vendit po tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë me respektimin situatës së pandemisë, kur qeveria, mjekët, policët dhe mekanizmat e tjerë shtetërorë po bëjnë të pamundurën për t’u përballur me këtë virus që e ka pushtuar botën, aty këtu po shoh e po dëgjoj burra që po i shesin trimëri virusit. “S’ka pasë çka m’ban plumbi në luftë e s’ka çka m’ban as coronavirusi mu…” Nuk ka trimëri as as burrëri me coronavirusin. Trimërinë duhet ruajtur aty ku e ka vendin”, ka shkruar Selimi në Facebook.

Selimi ka apeluar të qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Të përdorim maska e dorëza, t’i pastrojmë duart e ambientin, ta ruajmë veten e mbrojmë njerëzit që i kemi pranë. Të mbajmë distancë kur duhet patjetër të dalim nga shtëpitë e të qëndrojmë në shtëpi kur nuk ka arsye të fortë për të dalë. Trimëri është ta mbrosh jetën e jo ta sfidosh atë”.