Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për luftën e UÇK-së në paraqitjen e tij të parë para Gjykatës Speciale, shkruan ballkani.info

“Po, unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që veç të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time. Unë jam veç një çlirimtar që luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kam përfunduar me gjeneralin Clark… Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta, duhet të jetë qëllimi i të gjithëve këtu, ashtu siç do të jetë qëllimni im parësor në këtë proces”, ka thënë Selimi.

Krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Selimin, Thaçin, Veselin e Krasniqin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon katër ish-krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Ballkani.info/